Molloshoski: Kemi gjetur pesë pika të dobëta në marrëveshjen Maqedoni-Bullgari

Maqedonia

Molloshoski: Kemi gjetur pesë pika të dobëta në marrëveshjen Maqedoni-Bullgari

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 17:56
Antonio Milloshoski

Edhe një herë, koalicioni ”Për një Maqedoni më të mirë”, do të dorëzojë kërkesë për një seancë urgjente në Kuvendin e Maqedonisë për t’u shqyrtuar marrëveshja ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, për fqinjësi të mirë.

Deputeti Antonio Milloshoski tha se diskutimi nuk duhet të jetë i mbyllur, por duhet të mbahet një seancë e hapur, duke theksuar se Kuvendi dhe Qeveria duhet që të hapin debat publik për këtë ujdi, që opinioni të dij se çfarë do të nënshkruhet.

Milloshoski thotë se deputetët e këtij koalicioni kanë haspur në pesë pika thelbësore të dobëta, që sipas tyre, marrëveshjen e bëjnë të dëmshme për interesat e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat