Tërmet në Ohër

Maqedonia

Tërmet në Ohër

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 18:17
ilustrim

Tërmet me intensitet prej tre ballësh sipas Shkallës së Rihterit sot pasdite në orën 16:03 sërish e dridhi rajonin e Ohrit. Sipas informatave të para, epiqendra e tërmetit ndodhej tre kilometra në perëndim të Ohrit, në thellësi prej dy kilometrave në mbështjellësin e tokës.

Paraprakisht toka në rajonin e Ohrit u dridh edhe dy herë dhe atë në 3:53 dhe në 9:22 në mëngjes, që të dy goditjet ishin me intensitet prej 2,2 ballë sipas Shkallës së Rihterit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat