Trajkovski nuk do të shijojë burgun, do të ngelet pa pasaportë

Maqedonia

Trajkovski nuk do të shijojë burgun, do të ngelet pa pasaportë

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 10:49
Toni Trajkovski

Për kryetarin e Komunës Gazi Baba nuk do të ketë paraburgim por atij do t’i merret pasaporta. Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit.

Gjykata e Apelit me këtë vendim edhe një herë hedh poshtë kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike e cila kërkonte paraburgim për Toni Trajkovskin e OBRM-PDUKM-së që është i akuzuar për financim jo të rregullt të fushatës së partisë së tij.

Përveç Trajkovskit, masë e njejtë me marrjen e pasaportës i është shqiptuar edhe deputetit të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski i cili kërkoi që ta merr pasaportën duke thënë se nuk do të ik nga vendi.

Sot Gjykata e Apelit do të vendos edhe për rastet tjera që janë pjesë e aktakuzave të PSP-së, ku akuzohet kreu i lartë i OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat