Protugjer nuk merr pjesë në seancë gjyqësore për shkaqe shëndetësore, prokurori thotë se nuk është diçka serioze

Maqedonia

Protugjer nuk merr pjesë në seancë gjyqësore për shkaqe shëndetësore, prokurori thotë se nuk është diçka serioze

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 14:39
Martin Protugjer

Në mungesë të të akuzuarit Martin Protugjer, ish-shef i kabinetit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ka filluar seanca e fundit në Gjykatën e Apelit për ankesat në rastin ‘Titanik’.

‘Në momentin e ngritjes të aktit prokurorues, ai ishte për shërim në spitalin ushtarak të në Budimpeshtë të Hungarisë. Ishte njoftuar nga familja për aktakuzën, ka ndërprerë shërimin dhe është kthyer në vend’, ka shpjeguar Mbrojtja, duke theksuar se Protugjer është në pushim mjekësor dhe tani gjendet në Maqedoni.

Gjithashtu, edhe për Protugjerin kërkohet paraburgim nga ana e PSP-së, ndërsa avokatët e tij kërkojnë që t’i kthehet pasaporta.

Prokuroria ka kontrolluar dokumentacionin mjekësor dhe ka theksuar se gjendja shëndetësore e Protugjerit nuk është serioze dhe se vuan vetëm nga depresioni i lehtë.

Seanca e Apelacioni pas ankesave të dorëzuara, vazhdon të hënën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat