Taravari “dush” të ftohtë për kandidatët që duan të kandidojnë për kryetar komune

Maqedonia

Taravari “dush” të ftohtë për kandidatët që duan të kandidojnë për kryetar komune

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 00:43
Arben Taravari

Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH, Arben Taravari i është përgjigjur thashethemeve dhe emrave të lansuar për kandidat për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale. Ai ka theksuar se gjithçka është individuale dhe se organet e larta partiake vendosin për kandidaturat. Ja përgjigja e plotë e Taravarit.

“LR-PDSH-ja njofton dhe siguron të gjithë qytetarët, miqtë, dashamirësit dhe simpatizantët e saj se çdo kandidaturë eventuale për zgjedhjet Lokale në Republikën e Maqedonisë, do të kalojë në optikën e organeve fuqiplota të partisë tonë. Çdo emër, çdo individ, do të analizohet për t’ju sjellë alternativat më dinjitoze në mënyrë që të zgjidhni ofertën më të mirë e mos të jeni në pozitën e trishtë që na ka përndjekur si popull duke na detyruar të zgjedhim të keqen më të vogël.”, theksoi Taravari.
Ai tha se LR-PDSH beson në demokraci dhe “jemi të vendosur që të çojmë deri në fund zbatimin e strategjisë tonë. Faleminderit për besimin e jashtëzakonshëm që keni ndaj nesh! Kemi përgjegjësinë e shpresave tuaja, dhe të gjithë bashkë do t’i kthejmë në realitet”, thekson Taravari. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat