6 gushti, afati për shpalljen e zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Maqedonia

6 gushti, afati për shpalljen e zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 09:32
Talat Xhaferi

6 gushti është afati për shpalljen e zgjedhjeve lokale në Maqedoni. Këtë e deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në intervistë për Mia. Ai tha se tani për tani nuk ka nisma në lidhje me zgjedhjet lokale.

Nëse ndodh kjo, pushimi i deputetëve në vend që nga data 4, do të mund të fillojë nga gushti, deklaroi Xhaferi.

Me atë fillojnë të rrjedhin afatet dhe organizimi në lidhje me zgjedhjet lokale dhe pastaj do të punonim deri në fillim të fushatës parazgjedhore më 25 shtator – tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat