Dojrani nesër në referendum kundër ndërtimit të xeheroreve

Maqedonia

Dojrani nesër në referendum kundër ndërtimit të xeheroreve

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 12:21
Ilustrim

Çdo ditë e më shumë janë duke u shtuar zërat kundërt xeheroreve në Maqedoni. Qytetarët e Dojranit nesër do të shprehen nëse janë ‘Për’ ose ‘Kundër xeheroreve në Komunën e tyre.

Ata frikësohen se xeherorja Kazandol, por edhe potenciali i minierave te Bashiboz të Bellasicës janë kërcënim për turizmin dhe liqenin.

Referendumi është kërkesë e qytetarëve që po e kërkojnë që një kohë të gjatë.

Përndryshe, si parti më e zëshmja kundër ndërtimeve e xeheroreve pa vullnetin e qytetarëve, është shprehur Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM). Ajo dje ka kërkuar që të ndërpriten punimet në hapjen e një xeherore të re në Luginën e Borovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat