Pa pasaportë mbetet edhe agjenti Pepiq

Maqedonia

Pa pasaportë mbetet edhe agjenti Pepiq

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 13:03
Ilustrim

Gjykata e Apelit në Maqedoni mori vendim që Munir Pepiq, anëtar i agjencisë së Inteligjencës, të mbetet pa pasaportë. Pepiq është i dyshuar i Prokurorisë Speciale në rastin “Titanik” si ndërmjetësues për letrat e njoftimit në Pustec.

Më herët Apeli i refuzoi ankesat  edhe të kreut të komunës së Pustecit, Edmond Temelko, edhe ky i dyshuar në lëndën e Speciales. Pa pasaportë ka mbetur edhe Temelko i cili një herë në javë duhet të paraqitet në gjykatë.

Nga Apeli bënë të ditur pa dokumente udhëtimi kanë mbetur edhe Dalibor Aleshkoviq, Kosta Mitrovski, Stanko Korunovski, Leko Ristovski dhe Katerina Velovska, gjithashtu të akuzuar në lëndën “Titanik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat