Davidoviq: E drejta e ankimimit nuk e shtyn paraburgimin, këtu ka zvarritje dhe obstruksione

Maqedonia

Davidoviq: E drejta e ankimimit nuk e shtyn paraburgimin, këtu ka zvarritje dhe obstruksione

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 16:36
Davidoviq

Secili gjykatës për punën e tij duhet doemos të ketë edhe përgjegjësi penale, shprehet avokati Zvonko Davidoviq, duke komentuar vendimet e gjykatave lidhur me kërkesat e PSP-së për paraburgim dhe ankimimet e të akuzuarve që t’u kthehen pasaportat.

Davidoviqi konsideron se vetëm përmes reformave rrënjësore në sistemin gjyqësor, do të mund të mënjanohet ndjenja se vlejnë arshinë të dyfishtë kur prokuroria e rregullt dhe ajo speciale kërkojnë paraburgim.

“A është zgjuar gjyqësore dhe ka filluar të punojë dhe mendojë, do të shohim në lëndët e para që Prokuroria Themelore Publike do t’i parashtrojë me propozim për masën e paraburgimit, ndaj të shohim nëse gjykata do të sillet kështu dhe vlerësojë kështu. Kjo është shumë e rëndësishme, do të na tregojë nëse është ende “svarovski” në vepër ose me të vërtetë gjyqësori ka filluar të mendojë – ka deklaruar për Alsat-M, avokati Zvonko Davidoviq.

Të akuzuarit nga PSP-ja në lëndët “Target” dhe “Fortesa”, Goran Grujovski, Toni Jakimovski dhe Nikolla Boshkovski, që të gjithë të punësuar në MPB, me ditë të tëra pritnin që vendimin për paraburgim ta marrin në adresë të shtëpisë. Dje kanë parashtruar ankimim në Gjykatën Supreme, ndërkaq prej atje kanë afat prej 48 orëve për t’u prononcuar. Mënyra e këtillë e dërgesës për Davidoviqin paraqet zvarritje të procesit, por edhe obstruksion, meqë sipas praktikës së deritanishme, e drejta e ankimimit nuk e shtyn paraburgimin.

“Ja do t’ju tregoj një shembull konkret: në “Fallangë”, njerëzve me vendim të Këshillit penal u është zëvendësuar paraburgimi me arrest shtëpiak. Pas dy muajve e njëjta Gjykatë e Apelit vendosi se duhet të pranojë ankimimin e Prokurorisë dhe i ktheu nga arresti shtëpiak në paraburgim. Ne, si avokatë të mbrojtjes nuk i morëm vendimet. Policia erdhi dhe i dërgoi menjëherë në paraburgim. Kështu që edhe rreth veprimit të suspenduar të ankimimit në Gjykatën Supreme, mënyra e dërgimit është shumë problematike dhe tregohet se ekzistojnë arshinë të dyfishtë kur bëhet fjalë për një kategori të caktuar ose grup njerëzish .”– u shpreh Davidoviq.

Ndryshe, Gjykata e Apelit vendoi që Munir Pepiq, pjesëtar i Agjencisë për kundërzbulim, të mbetet pa pasaportë. Pepiqi është i ngarkuar nga PSP-ja për ndërmjetësim për letërnjoftimet nga Pusteci në rastin “Titanik”, i cili ka të bëjë me mashtrimet zgjedhore dhe bashkimin kriminel. Paraprakisht, Gjykata e Apelit në Shkup vendosi që të mos ua kthejë pasaportën as kryetarit të Komunës së Pustecit, Edmond Temellko, i cili akuzohet në rastin e njëjtë. Ndryshe, momentalisht rrjedhë afati prej 48 orëve në të cilin Gjykata e Apelit duhet të prononcohet edhe për ankimimet pas seancës së djeshme publike në të cilën krerët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Mile Janakievski dhe Kirill Bozhinovski kërkuan që t’u kthehen pasaportat. Ata akuzohen në rastin “Titanik” për bashkim kriminel, shpërdorim të parave në fushatë zgjedhore dhe shkelje të së drejtës së zgjedhësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat