Milloshoski: Të ndihmohen qytetarët të cilët pësuan dëme nga tërmetet

Maqedonia

Milloshoski: Të ndihmohen qytetarët të cilët pësuan dëme nga tërmetet

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 20:47
Deputeti i OBRM-PDUKM, Antonio Milloshoski

Deputeti i OBRM-PDUKM, Antonio Milloshoski në seancën e sotme për Rebalancin e buxhetit, ka theksuar se nëse ka vullnet politik, qeveria e re me ribalancin do të ndajë dy milionë euro për të dëmshpërblyer qytetarët e Ohrit, Strugës, Resnjës për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmetet.

‘Me atë do të ndihmojë qytetarët për të rregulluar dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore. Tani ju po e mbroni buxhetin, veçanërisht rebalancin ose i mbroni interesat e qytetarëve të Ohrit të cilët kanë pësuar dëme’, ka thënë ndër të tjera Milloshoski.

Përndryshe në periudhën e fundit kanë ndodhur mijëra tërmete në Maqedoni, me theks të veçantë në rajonin e Ohrit dhe Strugës.

Tërmeti më i fuqishëm, ku pati edhe dëme materiale ishte ai Ohrit me 5 ball fuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat