Dojrani sot vendos për fatin e xeherores Kazandoll

Maqedonia

Dojrani sot vendos për fatin e xeherores Kazandoll

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 11:17
Ilustrim

Banorët e komunës së Dojranit sot do të shprehen nëse janë ‘Për’ ose ‘Kundër’ xeherores Kazandoll që ndodhet në territorin e komunës fqinjë Valandovë dhe se a janë ‘Për’ ose ‘Kundër’ hapjes së xeheroreve në komunën e Dojranit.

Të drejtë vote kanë 2.747 qytetarë që mund votojnë në tetë vend votime. Që referendumi të jetë i suksesshëm nevojitet dalja e 50 plus 1 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve, gjegjësisht së paku 1.374 vota ‘Për’.

Përndryshe, Dojrani është komuna e tretë në vend që me referendum vendosin për çështjen e xeheroreve.Paraprakisht referendume të suksesshme janë mbajtur në Gjevgjeli dhe Bogdanci ku qytetarët kanë vendosur kundër hapjes së xeheroreve në komunat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat