LSDM: Qeverisja kriminale e OBRM-PDUKM-së i ka harxhuar paratë për gjëra të kota

Maqedonia

LSDM: Qeverisja kriminale e OBRM-PDUKM-së i ka harxhuar paratë për gjëra të kota

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 11:26
LSDM

Lidhja Social-Demokratike e Maqedonisë (LSDM) ka replikuar me OBRM-PDUKM-në në lidhje me çështjen e marrjes së borxheve, duke thënë se është zvogëluar huamarrja e krijuar nga partia e Nikolla Grueskit.

Sipas tyre, OBRM-ja ka krijuar borxh të madh përmes qeverisjes së tyre kriminale dhe të papërgjegjshme, dhe se paratë e marra janë harxhuar për stile barok të rrejshme, përmendore, monitorë led dhe pasurim kriminal të individëve të caktuar në llogari të qytetarëve dhe të shtetit.

LSDM-ja thotë se qeverisja e tyre e ka racionalizuar harxhimin, që sipas tyre e ulë borxhin e shtetit dhe i kthen paratë te qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat