Rrihet emigranti në Vaksincë të Kumanovës

Maqedonia

Rrihet emigranti në Vaksincë të Kumanovës

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 13:16
ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës bën të ditur se një migrant pakistanez, 23 vjeçar, është sulmuar fizikisht dhe plaçkitur nga një grup prej tre pakistanezve tjerë.

Rasti është paraqitur mbrëmë. Sipas të plaçkiturit, i cili më 19 korrik ka arritur në Vaksincë të Kumanovës, atij i janë marrë 150 euro. Tre personat u kanë kërkuar migrantëve nga 2000 euro për t’i kaluar në Serbi, por A.F nuk ka patur para dhe grupi e ka sulmuar.

Policia ka ndërmarrë masa për të ndriçuar këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat