Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina thellojnë bashkëpunimin në bujqësi

Maqedonia

Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina thellojnë bashkëpunimin në bujqësi

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 15:50
Ilustrim

Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në sferën e bujqësisë.

Memorandumi është nënshkruar nga ana e ministrit të Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë Lupço Nikollovski dhe ministrit të Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BeH Mirko Sharoviq në suaza të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar të Maqedonisë në Bosnjë e Hercegovinë.

“Nënshkrimi i memorandumit parqet një hap para në realizmin e aktiviteteve të konfirmuara nga interesi i ndërsjellë, për realizimin e suksesshëm të së cilit në periudhën e ardhshme duhet të punojnë ekipet e të dy vendeve”, thonë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave prej nga theksojnë se në takimin bilateral të dy ministrat janë dakorduar që ekipet e të dy vendeve të formohen sa më shpejt.

Me Memorandumin është paraparë avancim në tregti me prodhime bujqësore dhe ushqimore mes të dy vendeve, që nënkupton krijim të kushteve për tregti të palejuar dhe largimin e barrierave eventuale, lehtësimin e kontakteve mes firmave të interesuara për bashkëpunim tregtar me organizim të takimeve më intensive të odave ekonomike, pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare për bujqësi. Njëherit, të dy vendet do të punojnë në organizimin e pjesëmarrjes në tregjet e treta siç është tregu i RP të Kinës.

Në takimin bilateral, të dy ministrat kanë theksuar se marrëdhëniet e ndërsjella në sferën e bujqësisë kanë potencial të madh për avancim të mëtejmë, si nga aspekti i avancimit të këmbimit tregtar me prodhime bujqësore-ushqimore, ashtu edhe në suaza të bashkëpunimit zhvillimor mes institucioneve kompetente në suaza të sektorit bujqësor.

Të dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar se avancimi i këmbimit tregtar është puna kryesore në të cilën duhet të orientohen edhe dy vende në periudhën e ardhshme, ndërsa dokumentet për bashkëpunim që nënshkruhen sot sjellin lehtësime për qytetarët. Ministri Nikollovski ka theksuar se Maqedonia është e hapur për bashkëpunim dhe qëndron në dispozicion për ndihmë në procesin eurointegrues të Bosnjë e Hercegovinës, përmes bartjes së përvojave të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat