Në çdo moment pritet të shkatërrohet bomba në Shtip

Maqedonia

Në çdo moment pritet të shkatërrohet bomba në Shtip

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 16:12
Ilustrim

Sagës së shkatërrimit të bombës së avionit të gjetur në zonën industriale në Shtip, asesi t’i vijë fundi, pasi që ende nuk është kryer operacioni i shkatërrimit.

Aktivitetet u ndërprenë në ora 10:00 pasi që Ilija Nikollov, pronar i ”Aktiva” u arsyetua se bomba do të dëmtojë shuëm objektin dhe dhjetë maqinat laserike.

Sipas tij, dëm do të ketë kompania dhe investuesit e jashtëm nga Belgjika dhe SHBA-të. Në këtë firmë prodhohen pjesë për autobusë. Pas katër orësh, ekipet e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe të Ministrisë së mbrojtjes dhe MPB-së vendosën se procedura duhet të vazhdojë.

Në çdo moment pritet të ndodhë shkatërrimi i bombës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat