Gjykata e Lartë do të vendosë për të paraburgosurit e aferës së përgjimeve

Maqedonia

Gjykata e Lartë do të vendosë për të paraburgosurit e aferës së përgjimeve

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 11:42
Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë do të vendosë sot për ankesat e të paraburgosurve për të cilët, Gjykata e Apelit vendosi që të mbeten në paraburgim, duke e lënë në fuqi vendimin e Gjykatës penale të Shkupit.

PlusInfo bën të ditur Goran Grujoski, Toni Jakimovski, dhe Nikolla Boshkovski, janë ankuar në Gjykatën e Lartë.

Kryetari i kësaj gjykate, Jovo Vangellovski, ka konfirmuar për këtë portal se një këshill prej pesë gjykatësish do të vendosin përankesat e të paraburgosurve.

Vendimi do të merret pasi që të sigurohet përgjigja nga Prokuroria Speciale Publike (PSP).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat