Inspektorët trokasin në kopshtin “Bleta”

Maqedonia

Inspektorët trokasin në kopshtin “Bleta”

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 16:08
Ilustrim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoni sot ka kryer kontroll të paparalajmëruar në objektin në rrugën 173 numër 8 në Shkup në baza të të dhënave se në këtë objekt të quajtur “Bleta” në të cilin janë edukuar fëmijë të moshës parashkollore dhe ku është kryer edukim i karakterit fetar.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale inspektimi është kryer në bazë të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe pas informacioneve se në këtë objekt janë përkujdesur fëmijë ndërsa i njëjti nuk është i regjistruar në Regjistrin për kopshte të fëmijëve pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, përkatësisht aty janë edukuar fëmijët në kundërshtim me ligjin.

Gjatë inspektimit në kopshtin Bleta nuk ka pasur as fëmijë e as të punësuar. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e ka informuar Ministrinë e Brendshme lidhur me inspektimin në disa objekte.

Ndërkohë  Komiteti i Helsinkit dhe Avokati i Popullit po vëzhgojnë në mënyrë të detajuar aktivitetet e kopshtit “BLETA”, në lagjen Gazi Babë të komunës së Çairit. Nga Komiteti i Helsinkit thonë në asnjë rast nuk guxon që fëmijët të detyrohen të praktikojnë ritet e ndonjë feje të caktuar nëpër kopshte.

“Ne do të reagojmë dhe do të kërkojmë njoftim dhe vlerësojmë se kjo është e palejueshme për shkak se fëmijët paraqesin individ të cilët gjatë zhvillimit të tyre duhet të vendosin nëse dëshirojnë të praktikojnë ndonjë fe ose jo. Sipas qëndrimeve të Komitetit të Helsinkut, qasja e deritanishme ndaj këtyre rasteve është se fëmijët duhet të mësojnë për religjione të ndryshme por jo kjo të paraqet indoktrim i tyre fetar. Duhet të kenë njohuri që të mund të njohin religjionin e shokut që ulet afër tij, që i takon një bashkësie tjetër etnike por jo edhe të jenë të indoktrinuar që të bëhen pjesë e një feje të caktuar ose religjioni”, deklaroi Uranija Pirovska, Komiteti i Helsinkut.

Ndërkohë, përfaqësues të zyrës së Avokatit të Popullit sot kanë dalë në teren për të shqyrtuar se çfarë konkretisht është vepruar në kopshtin e fëmijëve “BLETA”. Nga ky institucion madje kërkojnë përgjegjësi ndaj atyre që lejuan ekzistimin e tij.

“Është fakt se sistemi ynë nuk njeh ekzistimin e kopshteve fetare dhe mënyra e tillë e punës është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për mbrojtje të fëmijëve dhe Konventës së të drejtave të fëmijëve dhe pikërisht nga ky aspekt ne plotësisht do ta hulumtojmë këtë veprim. Ligi për mbrojtje të fëmijëve shumë qartë parasheh se çfarë ëhstë kopshti i fëmijëve dhe çfarë veprimtarie kryen. Se bëhet fjalë për veprimtari që është nga interesi publik dhe mes tjerash rreptësishtë ndalon keqpërdorimin e fëmijëve për qëllime fetare. Bëhet fjalë për gjë që është e palejuar dhe është në kundërshtim me Ligjin dhe Kushtetutën dhe ne do ta monitorojmë veprimin e institucioneve gjegjëse, të gjitha në interes të fëmijëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre”, tha Vaska Bajramovska Mustafa, Zv avokate e Popullit.

Kopshti Bleta funksionimin e saj ka nisur që nga viti 2014. Përveç aktiviteteve edukativo-arsimore në këtë kopsht mësohen edhe ritualet fetare islame, si namazi, këndimi Kuranit dhe praktikat e Haxhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat