Ministri Taravari fillon realizimin e projektit të këmbimit të mjekëve të SHBA dhe të Maqedonisë

Maqedonia

Ministri Taravari fillon realizimin e projektit të këmbimit të mjekëve të SHBA dhe të Maqedonisë

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 18:40
Arben Taravari së bashku me kolegët e tyre nga SHBA

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari i ka filluar me projektin e këmbimit të mjekëve nga SHBA dhe Maqedonia të cilin e inicioj ish Ministri Todorov por nuk u implementua asnjëherë dhe nuk u zbatua në praktikë.

Ministri Taravari këtij projekti i ka dhënë prioritet në agjendën e tij duke takuar përfaqësuesit e SHBA, ka vendosur korniza kohore dhe strategji në modalitetet e zbatimit.

Ky projekt i cili po realizohet falas edhe më shumë do e forcojë Shëndetësinë publike, ku mjek specialist të fushave të ndryshme me eksperiencat e tyre do t’ju ndihmojnë pacientëve në Maqedoni. Po ashtu mjek nga Maqedonia së bashku me kolegët e tyre nga SHBA do të qëndrojnë nga 2-4 javë në SHBA, duke kontribuar me përvojat e tyre, njëkohësisht duke u njoftuar nga afër për mënyrat dhe metodat e implementimit në fusha të caktuara të mjekësisë.

Ministri Arben Taravari dhe Dr i Radiologjise Argjend Imeri zhvilluan një takim dhe darkë pune me Dr Anrdrew Sanders dhe Dr Frank Imbarrato, të cilët ranë dakord për një bashkëpunim institucional për njohje të ndërsjellët të përvojave në lëmin e mjekësisë mes dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat