Ministria e Kulturës e padit ish drejtoren e Muzeut Arkeologjik

Maqedonia

Ministria e Kulturës e padit ish drejtoren e Muzeut Arkeologjik

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 08:40
Vesela Çestoeva

Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, e padit sh drejtoren e Muzeut Arkeologjik Vesela Çestoeva, që sipas të dhënave të Ministrisë, në marrëveshjen për punësim të nënshkruar për një vit, kundër pajtueshmërisë së Ministrisë së Financave për sigurim të mjeteve financiare, sipas së cilës mjete për pagesë janë siguruar nga Buxheti i RM-së deri më 31.12.2017. Nga ana tjetër, personi në fjalë ka filluar me punë përpara se të paraqitet në Agjencinë për Punësim.

Duke e pasur parasysh nënshkrimin e marrëveshjes në këtë mënyrë, në të ardhmen do të mundej që institucioni të ketë pasoja serioze, gjegjësisht implikime negative financiare për Buxhetin e RM-së. Me vendimin e drejtoreshës, i njëjti është shpallur i shfuqizuar, pra sikur fare të mos jetë i nënshkruar.

“Gjithashtu duhet ta njoftojmë opinionin se edhe vetë procedura për “vetëpunësim” të drejtoreshës paraprake, do të jetë lëndë për inicim të padisë penale në Gjykatën përkatëse për kryerjen e veprës penale keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat