Lëshohen në përdorim kontejnerët e nëndheshëm në komunën e Gazi Babës

Maqedonia

Lëshohen në përdorim kontejnerët e nëndheshëm në komunën e Gazi Babës

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 13:11
Lëshohen në përdorim kontejnerët e nëndheshëm në komunën e Gazi Babës

Komuna e Gazi Babës ka filluar me shfrytëzimin e kontenjerëve të nëndheshëm. Përmasat e një kontejneri është 3 metër kub, kurse në secilën pikë, dy kontejnerë janë për hedhurina të përziera, kurse nga një ka për hedhurina amvisërie dhe për PVC paketim.

Me këtë rast, Koce Trajanovski nga Bashkia e Shkupit tha se vazhdon projekti për vendosjen e sistemit të nëndheshëm të kontejnerëve, që ka filluar në vitin 2013. Sipas tij, për vitin 2017 janë siguruar mjete për 15 instalime të reja.

Sipas AIM-së, vlera e përgjithshme e këtij projekti është 6.6 milionë denarë. Kontejnerë të këtillë do të vendosen edhe në komunat tjera të Bashkisë së Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat