Kallëzime penale për rastin në “Mashinopromet”

Maqedonia

Kallëzime penale për rastin në “Mashinopromet”

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 16:54
Policia e Maqedonisë

SPB Shkup-Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik dorëzoi kallëzim penal kundër P.P. (49) dhe G.P. (47) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “falsifikim ose shkatërrim të librave afarist”.

Siç njoftoi MPB, nga viti 2014 deri në vitin 2017 P.P., si anëtar i këshillit drejtues, së bashku me G.P., në cilësinë e aksionarëve në “Mashinopromet” SHA Shkup, kanë përgatitur marrëveshje të pavërteta menaxheriale të shumave të larta në të holla. I gjithë dokumentacioni arkivor i personit juridik “Mashinopromet” SHA Shkup nga karakteri kohor dhe i përhershëm, vulave dhe dokumentacion tjetër afarist, edhe pse kanë qenë të detyruar që pas përfundimit të cilësive të tyre në organet e menaxhimit në “Mashinopromet” SHA Shkup,t’ua dorëzojnë organeve të reja të menaxhimit, i kanë nxjerrë nga hapësirat e “Mashinopromet” SHA Shkup dhe i kanë anuluar në dy lokacione në Shkup. Pastaj kanë vazhduar të përgatisin dokumente me përmbajtje të pavërtetë të cilët i kanë arkivuar në librat e protokollit.

Dokumentet e falsifikuara afariste i kanë lëshuar në qarkullim juridik me qëllim që të realizojnë dobi pronësore kundërligjore për vete. Gjithashtu, në shkurt të vitit 2016, me dokumentacion të rrejshëm të përgatitur në mënyrë të njëjtë, të denoncuarit para Gjykata Themelore Shkupi 2, kanë dorëzuar propozim për vendosje të procedurës falimentuese ndaj “Mashinopromet” SHA Shkup, në mënyrë të pavërtetë duke theksuar se personi i përmendur juridik ka borxh ndaj personit juridik Dion-Ra SHPKNJP Shkup, e cila është në pronësi të tyre, me kërkim të shumës prej 32.944.361 denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat