Zhbogar pret konsensus për ligjin për shqipen

Maqedonia

Zhbogar pret konsensus për ligjin për shqipen

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 16:55
Euroambasadori Samuel Zhbogar

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar pret mbështetje nga të gjitha subjektet politike rreth miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe. Gjithashtu ai shprehet se pret që edhe komuniteti shqiptarë të tregoj mirëkuptim për qëndrimet e palës tjetër.

 Kjo është çështje ka rëndësi të madhe për komunitetin shqiptarë në vendin tuaj sepse ky komunitet ndjen që me miratimin e këtij ligji zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit do të jetë i plotë. Nëse komunitetet etnike provojnë të dëgjohen mes vete, sepse dikush ka nevojë ose kërkon që disa të drejta të caktuara t’i realizohen, e njëjta vlen edhe për komunitetin shqiptarë ta dëgjojë palën tjetër për qëndrimet e tyre. Mendoj që nëse ekziston një qasje e njëjtë nga të gjitha palët në fund zgjidhja do të mbështetet po ashtu nga të gjitha palët – deklaroi Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat