AKE nuk do të vazhdojë me financimin e “Rrotës Panoramike” në Shkup

Maqedonia

AKE nuk do të vazhdojë me financimin e “Rrotës Panoramike” në Shkup

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 20:33
Rrotës Panoramike

Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) – financuese e “Rrotës Panoramike” këtë vit nuk do të jep para në llogari të ndërmarrjes e cila është angazhuar për ndërtimin e këtij projekti. Nga AKE deklarojnë se fondet e parapara për këtë projekt do t’i përdorin oër qëllime tjera.

Qeveria para disa ditëve i bëri thirrje AKE që të ndalojë të financojë ndërtimin, por nga ky institucion nuk deklarohen nëse vendimi i tyre vjen pas kësak kërkesa.

Nga ndërmarrja e angazhuar për “Rrotën Panoramike” thnë se si investues janë të detyruar ta realizojnë projektin, por nuk u përgjigjën nëse AKE ju ka transferuar paratë e mbetura për përfundim të projektit.

“Ju njofojmë se NP Shkupi – gjithë projektin e financon nga donacionet. Ndërmarrja si intestuese është e detyruar që deri në fund ta realizojë projektin në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar”, thonë nga ndërmarrja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat