Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 08:19
Ilustrim

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, si edhe me re të pakta që do të krijojnë vrënësira, kurse në pjesën veriore dhe perëndimore do të ketë mot të ndryshueshëm.

Gjatë pasditës pritet që të ketë të reshura lokale të shiut dhe shfaqje të vetëtimave. Do të fryjë erë e lehtë në perëndim, kurse në fund të ditës era do të fryjë në drejtimin verior.

Temperatura ditore do të lëvizë nga 27 e deri më 35°C. Në Shkup e rrethinë do të ketë mot të ngjashëm kurse temperatura do të arrijë deri më 31°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat