Sheqerinska viziton Shqipërinë, do të takohet me homologen e saj, Mimi Kodheli

Maqedonia

Sheqerinska viziton Shqipërinë, do të takohet me homologen e saj, Mimi Kodheli

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 08:30
Radmilla Sheqerinska

Radmilla Sheqerinska, ministrie e Mbrojtjes, do të realizojë një vizitë zyrtare njëditore në Shqipëri.

Në Tiranë, Sheqerinska do të realizojë takim me homologen e saj, Mimi Kodheli, që më pastaj të kenë bisedime zyrtare me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë.

Sheqerinska në Tiranë shoqërohet nga gjeneral-major Muhamet Racaj, zv. shef i Shtatmadhorisë së URM-së. Pjesë e vizitës është edhe takimi me Batalionin e Operacioneve Speciale në Tiranë, ku do të ketë një manovër ushtarake.

Përndryshe, të dy vendet bashkëpunojnë që në vitin 1998, kur u nënshkrua Ujdia për bashkëpunim dypalësh, kurse nga viti 2004, në nivel vjetor, nënshkruhen plane për bashkëpunim dypalësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat