Rubin: SHBA-të mbështetin marrëveshjen e fqinjësisë së mirë Maqedoni-Bullgari

Maqedonia

Rubin: SHBA-të mbështetin marrëveshjen e fqinjësisë së mirë Maqedoni-Bullgari

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 12:18
Takimi Rubin-Borisov

Ambasadori amerikan në Sofje, Eric Rubin, e vlerëson lartë arritjen e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Sipas tij, nënshkrimi i kësaj marrëveshje paraqet hap pozitiv përpara për Ballkanin.

Siç bën të ditur agjencia BTA, Rubin ka theksuar se SHBA-të i mbështetin fuqishëm tentimet për nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

Këto deklarata u bënë pas takimit të tij me kryeministrin bullgar, Boyko Borisov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat