Realizohet aksioni human për dhurimin e gjakut në Kriva Pallankë

Maqedonia

Realizohet aksioni human për dhurimin e gjakut në Kriva Pallankë

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 13:10
Ilustrim

Në aksionin e dhurimit të gjakut që u realizua sot në Kriva Pallankë, janë mbledhur 34 njësi gjaku.

‘Aksioni u realizua në koordinim me organizimin komunal të Kryqit të Kuq-Kriva Pallankë, në bashkëpunim me Institutin për transfuziologji mjekësore, Shkup. Ky është aktiviteti i dytë për këtë muaj, e 13 në zonën komunale të Kriva Pallankës dhe Rankovcë në vitin 2017. Përgjithësisht me aksionin e sotëm në të dy komunat, deri më tani janë mbledhur 568 njësi gjaku’, informon Darko Peshkovski, sekretar i Kryqit të Kuq në Kriva Pallankë.

Plani vjetor për dhurimin e gjakut të Kryqit të Kuq, me të cilë janë projektuar 711 njësi gjaku, është realizuar mbi 80%, njofton AIM.

Aksioni me moto ‘Për secilin me dashuri’ tashmë është shndërruar në një traditë të mirë në tërë territorin e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat