SDK: Paraburgim për Grujovskin dhe Boshkovskin, Jakimovski ngeli edhe pa pasaportën e dytë

Maqedonia

SDK: Paraburgim për Grujovskin dhe Boshkovskin, Jakimovski ngeli edhe pa pasaportën e dytë

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 13:58
Momenti i arrestimit

Ish kryeshefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski dhe bashkëpunëtori i tij në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, Nikolla Boshkovski do të shkojnë në paraburgim, mëson “SDK” nga burimet e Gjykatës Supreme.

Këshilli Penal pesë anëtarësh, me të cilin udhëheq kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, të akuzuarit të tretë i cili mori paraburgim nga Gjykata e Apelit, ish shefit të kabinetit të Sasho Mijallkovit, Toni Jankimovskit, ia ka ndryshuar vendimin për paraburgim. Me vendimin e Gjykatës, përveç pasaportës së Maqedonisë, i është marrë edhe pasaporta diplomatike.

Jakimovski ka punuar në SELEK qendrën në Rumani. Ai është drejtor gjeneral i Qendrës Juglindore Zbatimin e Ligjit. Me atë që i është marrë pasaporta, sipas burimeve jo-zyrtare, ai më nuk do të mund ta kryej atë funksion.

Të tre personat nga Prokuroria Speciale Publike akuzohen për përgjimin e paligjshëm të qindra qytetarëve nëpërmjet keqpërdorimit të sistemeve për ndjekje në MPB dhe për shkatërrim fizik të sistemeve me të cilën është përgjuar, që të mos ketë dëshmi për shkeljen masive të të drejtave të njeriut.

Gjegjësisht të njëjtët janë të akuzuarit kryesor në lëndët “Fortesa” dhe “Target”, të cilat tani janë të bashkuara në një lëndë.

Grujovski është i akuzuari kryesor në lëndët “Fortesa” dhe “Target”. Boshkovski, sipas akuzës është kryerësi i urdhrave të ish kryeshefit Gruevski.

Jo-zyrtarisht, Gjykata e cila ka vendosur për ankesat e palës mbrojtëse në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për paraburgim, vendimet duhet t’i publikojë rreth orës 15:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat