Qeveria bullgare e aprovoi Memorandumin për ndërlidhje hekurudhore me Maqedoninë

Maqedonia

Qeveria bullgare e aprovoi Memorandumin për ndërlidhje hekurudhore me Maqedoninë

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 16:49
Ilustrim

Qeveria bullgare sot e aprovoi Memorandumin për bashkëpunim mes ministrive të transportit dhe lidhjeve të Bullgarisë dhe Maqedonisë për zhvillim të komunikacionit hekurudhor ndërmjet dy vendeve.

Pres shërbimi i Qeverisë në Sofje kumtoi se pala bullgare e mori obligimin për rindërtim të linjës hekurudhore Sofje-Perniq-Radomir-kufiri i Maqedonisë deri në vitin 2027, ndërsa Maqedonia nga ana e vet ka obligim deri në vitin 2025 ta ndërtojë linjën nga Kriva Pallanka-Deve Bair-kufiri bullgar.

Nga ana bullgare është emëruar ministri i Transportit Ivajllo Moskovski ta nënshkruajë Memorandumin për bashkëpunim.

Maqedonia dhe Bullgaria do ta thellojnë bashkëpunimin në fushën e energjetikës

Maqedonia dhe Bullgaria do ta thellojnë bashkëpunimin në energjetikë përmes shqyrtimit të mundësisë për ndërtimin e linjës së re të interkoneksionit të gazit mes sistemeve të gazit të të dy vendeve.

Kjo, siç informon BTA, parashikohet në Memorandumin për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë bullgare të Energjetikës, që në seancën e sotme e aprovoi Qeveria e Bullgarisë.

Për përmbushjen e qëllimeve nga Memorandumi do të krijohet grup pune ndërshtetëror për gaz, i cili gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të dokumentit do të duhet të hartojë projekt elaborat teknologjik-ekonomik për ndërtim të linjës së re të gazit.

Nënshkrimi i Memorandumit është në pajtim me qëllimet në fushën e energjetikës ndërmjet dy vendeve, krijim të tregut energjetik rajonal në Evropën Juglindore dhe integrim të plotë me tregun energjetik të brendshëm të bashkësisë energjetike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat