Dy pacientë ndërruan jetë, ndërsa katër të tjerë ndodhen në Klinikë nga sëmundja ende e panjohur

Maqedonia

Dy pacientë ndërruan jetë, ndërsa katër të tjerë ndodhen në Klinikë nga sëmundja ende e panjohur

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 16:54
Klinika Infektive, Shkup

Dy familjarë nga fshati Simnicë të Gostivarit njëri 50 vjeçar ndërsa tjetri 23, kanë ndërruar jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup të cilët kishin arritur në Klinikë me temperaturë të lartë, diare dhe vjellje, kumtoi sot në konferencë për shtyp kryetari i Komisionit për sëmundje infektive në Ministrinë e shëndetësisë, Zvonko Milenkoviq, drejtor i Klinikës infektive.

Njëri ndërroi jetë disa orë më pas, ndërsa tjetri tre ditë pasi ishte sjellë në Klinikë. Ata ishin babë e bir.

Këta persona më parë nuk kanë pasur asnjë sëmundje. Dhimbja i ka përshirë mushkëritë, gjakun dhe veshkat.

Mjekët akoma nuk e dinë se për çfarë sëmundje bëhet fjalë, por supozojnë se është sëmundje që përhapet nga kafshët dhe insektet.

Në Klinikë ndodhen edhe katër pacientë nga rajoni i njëjtë me simptoma të njëjta, por janë me pasqyrë më të lehtë klinike.

Shërbimet Epidemiologjike janë në terren dhe do të konfirmojnë se nëse ka nevojë për shpalljen e epidemisë sepse një pjesë e këtyre pacientëve janë me lidhje familjare.

Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive nuk është shpallur karantinë, por janë izoluar në hapësira të veçanta.

Kryhen analiza që të konfirmohet se për çfarë sëmundje bëhet fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat