Llasovska: LSDM-ja me procedurë të shkurtë dhe joligjore ka shkarkuar 18 drejtorë

Maqedonia

Llasovska: LSDM-ja me procedurë të shkurtë dhe joligjore ka shkarkuar 18 drejtorë

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 18:45
Bllagica Llasovska

“LSDM-ja me qëllim që t’i partizojë institucionet shkel mbi ligjet, por më e keqja është se rrezikon sistemin e përgjithshëm të mbrojtjes sociale në shtet”, deklaroi në konferencë për shtyp, Bllagica Llasovska nga OBRM-PDUKM.

“Qeveria e LSD, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, me procedurë të shkurtë dhe joligjore kanë shkarkuar 18 drejtorë në qendrat ndërkomunale për punë sociale dhe me këtë rëndojnë funksionimin e këtyre institucioneve të cilat për çdo ditë zgjedhin problemet e thuajse 2 milionë qytetarëve”, tha Llasovska.

Ajo shtoi se arsyeja e vetme për shkarkimin e këtyre drejtorëve, të cilët i quajti profesional në fushën e tyre, është urrejtja ndaj OBRM-PDUKM-së.

Llasovska gjithashtu potencoi se shkarkohen drejtorë dhe persona që janë të punësuar në periudhën e kaluar dhe se ndaj të punësuarve po bëhen presione dhe kërcënime të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat