Policia nuk e gjeti Grujoskin në shtëpi që ta paraburgosë

Maqedonia

Policia nuk e gjeti Grujoskin në shtëpi që ta paraburgosë

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 08:12
Ilustrim

Pas marrjes së urdhërit për paraburgimin e Goran Grujoskit dhe Nikolla Boshkovskit, MPB-ja nuk e ka gjetur Grujoskin në shtëpi.

Besohet se Grujoski gjendet në Maqedoni, pasi që atij i janë marrë dokumentet e udhëtimit. Ndërkaq, Nikolla Boshkovski është në shtëpi, dhe se aj duhet të ishte dërguar tashmë në Shutkë.

Që të dy janë të akuzuar nga PSP-ja për përgjim të paligjshmën dhe për shkatërrim fizik të sistemit të përgjimit. Ata janë të përfshirë në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat