Tentim vrasjeje mizore në Austri, sllavomaqedonasi në kërkim

Maqedonia

Tentim vrasjeje mizore në Austri, sllavomaqedonasi në kërkim

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 23:45
Sllavet

Përpjekje për vrasje mizore ka ndodhur në Vjenë të Austrisë: Një grua 32-vjeçare është sulmuar me thikë dhe ka pësuar plagë të rënda të rrezikshme për jetë. Sulmuesi i dyshuar maqedonas (36), është në kërkim intensiv nga policia austriake.

Sipas medieve austriake, i dyshuari e ka sulmuar gruan në fjalë qysh të dielën në Vjenë-Mariahilf me një gaz lotsjellës dhe më pas e ka rrahur. Pas kësaj, ai e ka therë me thikë disa herë viktimën 32.vjeçare, thuhet në një komunikatë të policisë, njofton “Almakos”. Me plagë të rënda të rrezikshme për jetë, gruaja është dërguar në spital.

Sulmuesi për momentin është në arrati. Sipas zëdhënësit të policisë austriake, Paul Eidenberger, sulmuesi dhe viktima më parë kanë qenë një çift.

Policia supozon se motivi i ngjarjes mund të ketë qenë “një histori klasike dashurie”. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për vendndodhjen e sulmuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat