Së shpejti LSDM me degë edhe në komunën e Likovës

Maqedonia

Së shpejti LSDM me degë edhe në komunën e Likovës

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 23:55
ilustrim

Aktivisti i LSDM-së nga Sllupçani i Likoves, Hadi Osmani, paralajmëron se së shpejti do të formohet dega e LSDM-së në këtë komunë. “Bashkë me aktivistë dhe përkrahës së shumtë jemi në terren për të formuar degën e LSDM në Likovë. Poashtu jemi duke hartuar një program cilësor me të cilin do ti fitojmë zgjedhjet lokale në këtë komunë për të përmisuar dukshëm jetën e banorëve të Likovës. Likova meriton të jetë komun model I qeverisjes së mirë dhe ashtu do të jetë. Likova për vite të tëra vuan nga infrastruktura e dërmuar dhe gjërat tjera elementare prandaj me ardhjen e LSDM në pushtet lokal kjo gjendje do të ndryshojë për të mirë”, ka shkruar Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat