Kallëzohen penalisht 7 persona nga Manastiri për papërgjegjshmëri në punë

Maqedonia

Kallëzohen penalisht 7 persona nga Manastiri për papërgjegjshmëri në punë

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 15:02
Ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme të Manastirit (SPB) ka paditur penalisht personat, G.J (40), M.K (63), S.L (61), N.Ç (34), D.P (41) dhe E.K (32), për veprën penale ”papërgjegjësi në punë gjatë shërbimit”.

Gjithashtu, edhe ndaj personit B.T (61) është ngritur padi penale për veprën penale ”evazion tatimor”.

Gjashtë personat e parë kanë vepruar me papërgjegjësi gjatë kryerjes së obligimeve të tyre, për të kontrolluar pagesat e faturave për derivate të naftës. Ata kanë shkaktuar dëm financiar prej 150.000 denarëve.

B.T gjithashtu ka keqpërdorur detyrën e tij në lidhje me blerje të naftës, me çka ka përfituar materialisht 8.000 denarë. Që të gjithë janë të punësuar në termoelektranën e Manastirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat