Seanca kuvendore për rebalancin e buxhetit do të fillojë të martën

Maqedonia

Seanca kuvendore për rebalancin e buxhetit do të fillojë të martën

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 11:17
Ilustrim

Më 1 gusht Kuvendi do ta fillojë diskutimin e pestë për rebalancin e buxhetit. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, seancën e 11 me një pikë diskutimi për propozimin për ndryshim dhe plotësim të buxhetit të Maqedonisë për 2017 e ka planifikuar më 1 gusht në orën 10:00.

Pritet që Qeveria gjatë kësaj fundjave ta kthejë rebalancin e buxhetit në Kuvend, pasi ai ishte miratuar në seancë të premten.

Me propozimin për ndryshim dhe plotësim të buxhetit të Maqedonisë për vitin 2017, përcaktohen 25 milionë denarë shtesë për disa objekte të caktuara.

Kundër rebalancit të buxhetit u shpre partia më e madhe opozitare OBRM-PDUKM. Ata thonë se do të shkurtohen mjete të mëdha për shumë institucione në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat