Nëse i shihni dikund këta dy ish-agjentë të DSK-së lajmëroni policinë

Maqedonia

Nëse i shihni dikund këta dy ish-agjentë të DSK-së lajmëroni policinë

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 17:59
Goran Grujevskin dhe Nikolla Boshkovski

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë (MPB) në faqen e internetit ka publikuar fletarrestet për Goran Grujevskin dhe Nikolla Boshkovskin, të cilët për katër ditë me radhë janë të pakapshëm për organet në vend.

Më herët ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, deklaroi se përgjegjësia për ikjen e të akuzuarve duhet të kërkohet tek gjykatat, të cilat kanë pritur katër orë për ta dërguar vendimin për arrest deri tek MPB-ja.

Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski janë të akuzuar në rastet “Fortesa” dhe “Shënjestra”, përmes të cilave PSP-dyshon se është bërë përgjimi masi ilegal në vend.

Grujevski dhe Boshkoski u zhdukën pasi gjykata solli vendim për arrestimin e tyre. Policia disa herë ka kontrolluar shtëpitë e tyre dhe disa lokacione tjera, por deri tani pa rezultate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat