Baily: Maqedonia angazhohet për integrimin e Ballkanit në BE

Maqedonia

Baily: Maqedonia angazhohet për integrimin e Ballkanit në BE

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 20:04
Jess Baily, ambasadori i SHBA-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të ruajnë interesin e tyre për Ballkanin Perëndimor. Ambasadori amerikan theksoi sot edhe njëherë angazhimin e shtetit të tij për këtë rajon, duke e marrë si shembull vizitën që planifikon të realizojë zëvendëspresidenti amerikan, Majk Pens, në fillim të muajit gusht në Mal të Zi, ku përveç kryeministrit malazez, Pens do të takojë edhe përfaqësues të tjerë të shteteve anëtare të Kartës së Adriatikut.

”Abolushtisht! Dhe unë mendoj se po e demonstrojmë shumë qartë me takimin e zëvendëspresidentit Pens në Mal të Zi me kryeministrin dhe me vendet tjera anëtare të Kartës së Adriatikut, tregon tërësisht angazhimin tonë për Ballkanin Perëndimor dhe aspiratën e tij të intëgrohet, siç dëshiron, në institucionet Euro-Atlantike”, ka thënë Jess Baily, ambasadori i SHBA-së.

Bejli këtë e deklaroi në poligonin ushtarak Krivollak, ku u organizua ditë e hapur për mysafirë të lartë të stërvitjes “Dragoon Guardian 17”. Në kuadër të kësaj stërvitje, pjesëtarët e ARM-së dhe ushtarët e Armatës së ShBA-së, demonstruan ballafaqimin me eksplozivë të improvizuar si dhe ndërtimin e pistës për dronë.

Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev, i cili vizitoi stërvitjen e përbashkët, theksoi se ushtarët e Maqedonisë e hapin rrugën drejt anëtarësimit të plotë të vendit në NATO.

Kjo vetëm konfirmon se sa jemi të përkushtuar drejt integrimeve në NATO. Unë sigurisht do të shfrytëzoj rastin të diskutoj me zëvendëspresidentin e ShBA-së për planet tona të ardshmë, por të vazhdoj të kërkoj mbështetjen e ShBA-së si dhe vendeve të tjera anëtarë të NATO-s me të vërtetë përfundimisht Maqedonia të bëj hapin e shumë pritur-anëtarësimin e plotë në NATO”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Stërvitja ka filluar më 28 korrik dhe do të zgjasë deri më 10 gusht. Në të marrin pjesë 300 pjesëtarë të forcave ushtarake të ShBA-së dhe 95 pjesëtarëve të ARM-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat