Kuvendi e miratoi nevojën për ndryshime të reja të Ligjit për kulturë

Maqedonia

Kuvendi e miratoi nevojën për ndryshime të reja të Ligjit për kulturë

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 15:00
Kuvendi i Maqedonisë, foto arkvi

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e miratoi nevojën për miratim të Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kulturë, me procedurë të shkurtuar, i dorëzuar nga Qeveria. Ndryshimet e propozuara u dedikohen detyrimeve  financiare sipas bazës së pagesës së kompensimeve të pensionistëve të cilët janë fitues të çmimeve shtetërore për kulturë dhe në pjesën e punës së drejtorëve të institucioneve kombëtare, midis të cilëve propozohet fshirje e dispozitës për firmosje të marrëveshjeve menaxheriale.

Propozimi për ndryshim të ligjit për kulturë i cili është miratuar në vitin 1998 dhe prej atëherë disa herë është ndryshuar, para deputetëve i elaboroi ministri i Kulturës Robert Allagjozovski.

Lidhur me propozimin për ndryshime për pension kombëtar, i cili prej që kur është mundësuar me ndryshimet e Ligjit për kulturë në vitin 2011 e deri më tani e shfrytëzojnë 66 artistë të cilët e kanë përmbushur kushtin të jenë fitues të një nga çmimeve shtetërore nga sfera e kulturës ( 11 Tetori, Shën Klimenti i Ohrit dhe 23 Tetori), propozohet konfirmim i shumës fikse prej 38.500 denarësh nga e cila do të përllogaritet dallimi me pensionin që e realizon artisti.

Sipas dispozitës së deritanishme ligjore, dallimi përllogaritej me pensionin më të lartë të paguar në RM në vitin paraprak. Në dhjetor të vitit 2015 pensioni më i lartë i paguar ka qenë 38.394, kështu që për Buxhetin e RM-së për vitin 2017 për këtë dedikim janë paraparë 11.400.000 denarë. Sipas të dhënës më të re nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, pensioni më i lartë i paguar në RM në vitin 2016 ka qenë 47.873 denarë.

Kjo, tha Allagjozovski, do të shkaktojë implikime plotësuese fiskale në Buxhetin e Ministrisë së Kulturës në shumë prej 7.331.000 denarë që duhet të sigurohen me ribalancin e buxhetit për vitin 2017. pritet që çdo vit të ardhshëm do të rriten mjetet të nevojshme për realizim të këtij detyrimi ligjor.

“Për shkak të tejkalimit të përfshirjeve gjithnjë e më të mëdha në buxhet për këtë dedikim përkundër gjendjeve të pavolitshme në kulturë dhe lartësia e pagës së të punësuarve në disa pjesë të kulturës, posaçërisht në sferën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, muzeve dhe bibliotekave, propozohet me ndryshimet e Ligjit të konfirmohet kompensimi mujor i pensionistëve të përllogaritet si dallim nga pensioni i realizuar deri në shumë fikse prej 38.500 denarë, e cila në nivel të kompensimit të paguar të pensionistëve në dhjetor të vitit 2016. Në vend si deri tani shuma të përllogaritet si dallim nga pensioni i realizuar deri te pensioni më i lartë i paguar në RM në vitin paraprak. Pensionistët të cilët e kanë realizuar këtë të drejtë deri në miratimin e ligjit të propozuar do t’u vazhdojë e drejta edhe më tej”, tha Allagjozovski.

Gjithashtu, propozohet edhe e drejta e kompensimit mujor që e kanë pensionistët fitues të çmimeve shtetërore nga kultura, njëjtë ta marrin edhe bartësit e çmimit 11 Tetori për realizime njëvjeçare në art nga viti 1959 deri në vitin 1987.

Në ndryshimet e propozuara propozohet edhe fshirje e dispozitës për firmosje të marrëveshjeve menaxheriale midis mimistrit të Kulturës dhe dhe drejtorit të institucionit kombëtar menjëherë pas emërimit të rij, që u vendos me ndryshimet e Ligjit për kulturë në vitin 2014. Marrëveshja duhet të përmbajë tregues të suksesit që duhet t’i realizojë drejtori dhe ndëshkime kontraktuese për mospërmbushje të obligimeve nga marrëveshja.

“Duke pasur parasysh se ky vendim ligjor nuk zbatohet dhe nuk kontribuoi në efektivitetin dhe efikasitetin në udhëheqjen e enteve nacionale por, përkundrazi, u bë pengesë për ndjekje efikase të suksesit të drejtorëve në entet nacionale të kulturës dhe ndërmarrjen e masave adekuate në rast të konfirmimit të parregullsive në punën e tyre, propozohet shlyerje e dispozitës em të cilën rregullohej lidhja e marrëveshjes menaxheriale ndërmjet minsitrit të Kulturës dhe drejtorëve të enteve nacionale nga sfera e kulturës”, theksoi Allagjozovski.

Lidhur me drejtorët e enteve nacionale, propozohet edhe ndryshim i dispozitës (gjithashtu nga viti 2014) e cila rregullonte që drejtorët në çdo gjashtë muaj minsitrit të Kulturës t’i parashtrojnë raport për punën financiare dhe raport për autorizim të programit vjetor për punën e entit. Në ligjin e tanishëm qëndron nëse drejtori nuk e realizon programin vjetor për punë të entit apo ka humbje financiare në punë t’i lihet mundësia në gjashtë muajt e ardhshëm t’i mënjanojë mangësitë dhe humbjet në punë.

Sipas minsitrit Allagjozovski, afati i këtillë ligjor lë mundësi që drejtori të realizojë humbje plotësuese në punën që reflektohet negativisht në cilësinë e punës së përgjithshme të entit.

“Nga arsyet e cekura propozohet afati në të cilin minsitri duhet t’i mënjanojë mangësitë dhe humbjet në punë ta përcaktojë Minsitria e Kulturës varësisht nga rasti dhe serioziteti i problemeve, por jo më gjatë se gjashtë muaj”, tha Allagjozovski.

Në ndryshimet e propozuara të Ligjit për kulturë propozohet edhe të konstatohen shkeljet për drejtorët dhe personat përgjegjës në subjektet e mbikëqyrjes nëse me kërkesë të inspektirëve për kulturë nuk i sigurojnë të gjitha aktet me qëllim që të konstatohet gjendja e përgjithshme në punën e enteve dhe subjekteve të tjera të cilat u nënshtrohen mbikëqyrjeve inspektuese nga fusha e kulturës.

Minsitri i Kulturës para deputetëve tha se nuk bëhet fjalë për ndryshime të komplikuara dhe voluminoze të Ligjit por me miratimin e tyre, siç tha, do të ulen obligimet financiare në bazë të pagesës së kompensimeve të pensionistëve të cilët janë fitues të çmimeve shtetërore për kulturë, do të sigurohet zbatim më efikas i ligjit në pjesën e punës së drejtorëve të enteve nacionale dhe efikasitet më i madh në kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese.

Pas miratimit të nevojës për t’u sjellur ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kulturë, kryetari i Kuvendit, talat Xhaferi e angazhoi Komisionin për kulturë si trup amë të punës dhe Komisionin ligjdhënës-juridik të diskutojnë për Propozimin, në mënyrë që më pas të fillojë afati për parashtrim të amandamenteve nga deputetët, njofton AIM.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski pati vërejtje për atë që LSDM në rend dite vendosë katër ligje me procedurë të shlurtuar, ndërkaq me atë rast, siç tha, e ulin mundësinë të debatohet për ato ligje.

Tomisllav Tuntev nga LSDM iu përgjigj se ligjet e parashtruara me procedurë të shkurtuar nga shumica në pushtet janë të njejta për të cilat është diskutuar vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat