Junker kundër anëtarësimit të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Maqedonia

Junker kundër anëtarësimit të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 14:59
Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker

Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker ka thënë se nuk është mirë për atë që vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejt të hyjnë në Bashkimi Evropian.

Megjithatë, ai ka theksuar se vendeve të Ballkanit nuk bën t’u merret perspektiva evropiane.

Në një intervistë për “Politiko” Junker ka thënë se “nëse BE-ja shpërbëhet, ashtu si po pohon Tramp, Ballkani Perëndimor do ta humbiste perspektivën evropiane“.

“Nuk jam për atë që vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen shpejt BE-së, por nëse atyre ua marrim perspektivën evropiane, atëherë sërish do të kemi atë që e kemi pasur në vitet e 90-ta. Në këtë kuptim stabiliteti i përbërjes së BE-së është parakusht që Ballkani të mos jetë sërish në luftë, shpresoj se Tramp e kupton këtë”, ka thënë Junker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat