Mjekë specializantë dhe specialistë nga Maqedonia do të dërgohen për riedukim në spitalet në SHBA

Maqedonia

Mjekë specializantë dhe specialistë nga Maqedonia do të dërgohen për riedukim në spitalet në SHBA

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 11:20
Ilustrim

Riedukim dhe trajnim i mjekëve specializantë dhe specialistë nga klinikat e Shkupit në Spitalin universitar “Xhorxh Uashington” në Nju-Jork, si dhe mbajtje e telekonferencave të rregullta midis mjekëve të Maqedonisë dhe atyre amerikanë, është dakorduar në takimet gjatë vizitës së fundit të punës të ministrit të Shëndetësisë, Arben Taraveri.

Ai në takim me gazetarët informoi se ka vizituar disa klinika dhe spitale në Uashington dhe Nju-Jork.

Në kuadër të vizitës në Spitalin universitar “Xhorxh Uashington”, siç sqaroi, kanë biseduar për mundësinë për riedukimin e mjekëve të Maqedonisë specializantë nga një deri në katër javë në atë institucion shëndetësor ose mjekë të rinj të vijnë për punuar me mjekët tanë në institucionet publike shëndetësore, ndërsa do t’ju sigurohet vetëm biletë e aeroplanit dhe qëndrimi.

Në takimet u bë fjalë për mbajtjen e telekonferencave të rregullta midis mjekëve nga klinikat në Shkup dhe mjekëve nga Spitali universitar “Xhorxh Uashington” që të merret mendim i dytë për ndonjë diagnozë e pacientëve tanë. Sipas Taravarit, kjo fillimisht do të zbatohet në klinikat për radiologji dhe për sëmundje të fëmijëve, ndërsa prej atje nëse funksion me sukses të vazhdojë edhe në klinikat tjera.

Informoi për mundësinë që njëherë në muaj, për shembull dy orë të ketë konsultime midis neurologut nga Spitali universitare “Xhorxh Uashington” dhe mjekut nga Klinika për radiologji në Shkup.

Gjatë vizitës në Spitalin universitare “Mount Sinai” në Nju-Jork, me traditë mbi 150 vjeçare dhe e cila është një prej top 20 universiteteve në SHBA dhe sipas cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe sipas suksesit të procedurave të zbatuara, kanë biseduar për edukimin e specializantëve të rinj ose specialistëve. Paralajmëroi se në periudhën nga shtatori deri në dhjetor atje mund një deri në katër javë të dërgojnë për edukim prej 10 deri në 20 mjekë specializantë ose specialistë nga klinikat e Shkupit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat