Ahmeti: Marrëveshja me Bullgarinë, e arritur e madhe në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s

Maqedonia

Ahmeti: Marrëveshja me Bullgarinë, e arritur e madhe në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 22:48
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, ka vizituat sot ambasadën e Bullgarisë në Maqedoni, ku është takuar me ambasadorin Ivan Petkov.

Siç njoftojnë nga BDI, Ahmeti dhe ambasadori Petkov kanë diskutuaa për marrëveshjen midis Shkupit dhe Sofjes, situatën politike në vend, reformat, barazinë gjuhësore dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE.

“Ahmeti përshëndeti marrëveshjen për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë duke e cilësuar si të arritur të madhe në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, por edhe si kontribut për stabilitet dhe siguri në rajon. Ahmeti theksoi që shembulli i marrëveshjes me Sofjen duhet të shërbejë edhe për kontestin me Athinën në mënyrë që të zhbllokohet tërësisht rruga jonë Euroatlantike”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ata thonës se Ahmeti gjithashtu ka theksuar edhe rëndësinë e rrumbullakësimit sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Ohrit nëpërmjet miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë zyrtarisht u nënshkrua të martën mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Boyko Borisov, ndërsa nga opozita maqedonase ka pasur kritika të ashpra, duke e cilësuar marrëveshjen si të dëmshme për kombin dhe gjunën maqedonase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat