LSDM: Marrëveshja me Bullgarinë i jep fund izolimit të Maqedonisë

Maqedonia

LSDM: Marrëveshja me Bullgarinë i jep fund izolimit të Maqedonisë

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 17:45
LSDM

OBRM-PDUKM vazhdon me politikat e saja të izolimit, ndarjeve, konflikteve dhe vazhdon me sajimin e kërcënimeve dhe armiqve , me çka vazhdon të punojë në kundërshtim  me interesat shtetërorë, kombëtarë dhe strategjik të Republikës së Maqedonisë, thuhet në reagimin e LSDM-së.

‘Marrëveshja për miqësi, marrëshënie të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë është në pajtim me interesat kombëtar dhe shtetëror dhe në interes të vetë popujve të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Me nënshkrimin e Marrëveshjes, u mbyll një çështje e hapur, u bë një hap i madh drejt intergrimeve euro-atlantike, po përparon ekonomia dhe plotësisht do të përmbyllet lidhja hekurudhore ndërmjet dy vendeve’, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDm, thonë se me nënshkrimin e Marrëveshjes, që e konsiderojnë sukses të përbashkët të gjithë qeverive, ka përfunduar kur Gruevski dhe OBRM-PDUKM për interesat e veta kriminale mbanin peng Maqedoninë dhe ardhmërinë e saj evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat