LSDM: VMRO-DPMNE mos të përhap panik, rasti në Luboten nuk ndërlidhet me zjarret

Maqedonia

LSDM: VMRO-DPMNE mos të përhap panik, rasti në Luboten nuk ndërlidhet me zjarret

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 14:30
ilustrim

Në mungesë të ideve dhe pa kapacitet për të tejkaluar matricën e kriminalitetit të lartë, VMRO-DPMNE në mënyrë dëshpëruese tenton të përhap panik tek qytetarët, krejtësisht të pabazuar, pa argumente dhe me ngjarje të imagjinuara që nuk kanë lidhje me realitetin.

Sipas informatave nga institucionet shtetërore, rasti në Luboten nuk është i ndërlidhur me zjarret.

Kjo sjellje e papërgjegjëshme dhe jo-serioze nga ana e VMRO-DPMNE-së është skandaloze dhe jo etike ndaj qytetarëve dhe shtetit.

Institucionet kompetente bashkë me njerëzit e angazhuar në terren bëjnë gjithçka për normalizimin e situatës dhe sanimin e dëmeve nga zjarret, për të cilat, për një pjesë të tyre eksziston dyshimi se janë të qëllimshme.

Janë ndërmarrur të gjitha masat për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve, si dhe preventivë nga përsëritja e tyre.

VMRO-DPMNE duhet t’a tejkalojë idenë për përfitime personale partiake me të cilën është mësuar, të fillojë të sillet seriozisht dhe me përgjegjshmëri dhe të ndalojë që në mënyrë të pabazuar të ndjellë panik tek qytetarët.

Nuk ka nevojë për panik nga lajme të rrejshme, qytetarët duhet të jenë të qetë, institucionet po punojnë në shuarjen e zjarreve dhe sanimin e dëmeve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat