Deputetët sot diskutojnë për shkarkimin e Zvrlevskit

Maqedonia

Deputetët sot diskutojnë për shkarkimin e Zvrlevskit

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 08:38
Marko Zvrlevski

Kuvendi i Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e gjashtë me diskutimin për propozimin për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvrlevski.

Propozimi që Zvrlevski të shkarkohet nga pozita e prokurorit publik është dorëzuar nga Qeveria, pasi siç thonë, në mënyrë joligjore dhe joprofesionalisht ka kryer funksionin.

Gjithashtu në dokument thuhet se sjellja e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe nuk ka ngritur procedura penale për rastet të parapara me ligj dhe prishjen e imazhit të funksionit që ka kryer.

Kërkesën për shkarkim Qeveria e ka dorëzuar edhe tek Këshilli i Prokurorëve Publik, të cilët e kanë pranuar të njëjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat