Shqipja në gjyqësor, interpretime të mundshme ligjore

Maqedonia

Shqipja në gjyqësor, interpretime të mundshme ligjore

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 22:33
Ilustrim

Gjykatat dhe Prokuroritë Publike janë institucionet që duhet të punojnë më së shumti për t’u përshtatur me dispozitat e reja të propozim – ligjit për gjuhët. Për dallim nga e kaluara kur e dejtë e përdorimit të gjuhës tjetër përveç maqedonishtes ishte e rezervuar vetëm për të akuzuarit, paditësve privat dhe dëshmitarëve, tani ajo e drejtë parashihet edhe për gjykatësit edhe prokurorët, raporton Alsat M.

Por, nëse kjo zgjidhje do të funksionojë në praktikë duke pasur parasysh faktin se përdorimi i gjuhëve është rregulluar edhe me ligje tjera. Për shembull, në ligjin për procedurë penale i cili është në fuqi, shkruan se është e garantuar e drejta e përdorimit të gjuhës tjetër përveç maqedonishtes për palët në procedurë por jo edhe për gjykatësit dhe prokurorët.

Ndërsa ai ligj miratohet me 2/3 e votave, që do të thotë se pa mbështetjen e OBRM -së ligji nuk do të mund të ndryshohet në Kuvend. A është e mundur që kur të miratohet ligji për përdorimin e gjuhëve të kemi dy ligje me dispozita të ndryshme që rregullojnë një problematikë të njëjtë? Ministri Saliu thotë jo.

Përveç interpretimeve juridike, përdorimi i zgjeruar i gjuhës në gjyqësor do të sjellë edhe sfida praktike. Për shembull, është e pritshme që të nevojiten shumë përkthyes gjyqësor dhe pajisje teknike për të mos u shtyrë seanca gjyqësore dhe procedurat. Të gjitha këto shpenzime do të jenë në shpinë të buxhetit të gjykatave, por tani për tani nuk zbulohet se sa do të kushtojë kjo. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat