Edhe nesër priten temperatura të larta nga faza e portokalltë në Maqedoni

Maqedonia

Edhe nesër priten temperatura të larta nga faza e portokalltë në Maqedoni

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 22:38
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në pajtueshmëri të paralajmërimit të meteo-alarmit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike edhe nesër territori i gjithë shtetit do të jetë i përfshirë me temperatura të larta nga faza portokalli.

Nga Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që nga obligimet e punës të lirohen gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, ndërsa të gjithë personat e tjerë për çfarëdo lloj problemi shëndetësor menjëherë të paraqiten tek mjeku i tyre amë.

Punëdhënëse nga Ministria u rekomandojnë që ta riorganizojnë orarin e punës në drejtim të evitimit të të aktiviteteve në të hapur në periudhën nga ora 11 deri në orën 17, si dhe sigurim të pushimit nën hije dhe lëngje të mjaftueshme në çdo dy orë.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të mos mbahen aktivitete sportive në të hapur në periudhën nga ora 11 deri në orën 17, ndërsa posaçërisht u rekomandohet institucioneve për përkujdesje të fëmijëve (kopshtet) të mos i nxjerrin fëmijët në të hapur dhe të mos praktikojnë aktivitete fizike në periudhën e përmendur, njofton AIM.

Për qytetarët nga i gjithë shteti nga Ministria përkujtojnë se nevojitet t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë: mbrojtje nga ekspozimi i drejtpërdrejt në diell, evitim të qëndrimit në të hapur në periudhën nga ora 11 deri në orën 17, veshje të rrobave të lehta dhe me ngjyrë të ndritshme, konsumim të ushqimit të lehtë dhe lëngje dhe mënyrë higjienike të përgatitjes së ushqimit.

Të sëmurëve kronikë u rekomandohet marrja e rregullt e terapisë së përshkruar, ndërsa gjatë paraqitjes së çfarëdo lloj problemi shëndetësor ta kontaktojnë mjekun e tij amë. Për shkak të temperaturave më të larta të cilat paralajmërohen për ditët e ardhshme, Ministria njofton se nevojitet shkallë më e lartë e kujdesit gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit. Informata për valët e të nxehtit vazhdimisht janë qasëse në internet-faqen www.toplotnibranovi.mk

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat