OBRM-PDUKM: Qeveria e LSDM-së po shkatërron sistemin shëndetësor

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeveria e LSDM-së po shkatërron sistemin shëndetësor

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 10:59
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja përmes kumtesës së rregullt të ditës së sotme akuzon pushtetin për skandale në sistemin shëndetësor. Sipas partisë opozitare sistemi shëndetësor po merr dimensione shqetësuese për nevojat dhe shëndetin e qytetarëve.

“Papërgjegjësia e Qeverisë së LSDM-së po futet nga skandali në skandal. Masakra në sistemin shëndetësor që po bën LSDM-ja e paaftë, po merr dimension shqetësuese mbi nevojat dhe shëndetin e qytetarëve. Deri tani LSDM-ja ka arritur në mënyrë joligjore të shkarkojë 60 drejtorë, me çka ka prishur profesionalizmin dhe funksionimin e sistemit shëndetësor”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas kësaj partie karaketristikë e drejtorëve të rinj të emëruar janë marrja e ryshfetit, mashtrimet, menaxhimet kriminale dhe keqpërdorimet.

Nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM-ja do të ballafaqohet me përgjegjësi politike në zgjedhjet lokale dhe do të deligjitimohet nga ana e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat