LSDM: Ka filluar procesi i çlirimit të institucioneve që OBRM-PDUKM i partizoi

Maqedonia

LSDM: Ka filluar procesi i çlirimit të institucioneve që OBRM-PDUKM i partizoi

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 14:37
LSDM

LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj qëndrimeve të OBRM-PDUKM-së, e cila tha se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja po shkatërron sistemin shëndetësor me shkarkimin e drejtorëve, që sipas tyre, e bën në mënyrë joligjore.

Nga LSDM thonë se ka filluar procesi i çlirimit të institucioneve që OBRM-PDUKM sipas tyre, i partizoi dhe i keqpërdori, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Përfundoi koha e institucioneve të partizuara dhe robëruara të cilat në vend të shërbimit për qytetarë, punuan në shërbim të OBRM-PDUKM-së dhe Nikolla Gruevskit. Në pajtueshmëri me Planin reformues 3-6-9 të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM, ka filluar procesi i çlirimit dhe profesionalizimit të institucioneve të robëruara dhe të keqpërdorura nga OBRM-PDUKM-ja”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se procesi i tillë do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve lokale kur do të çlirohen institucionet në nivel lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat