Prokuroria përcakton dënimin për shitësit joligjor të biletave të Super Kupës

Maqedonia

Prokuroria përcakton dënimin për shitësit joligjor të biletave të Super Kupës

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 09:04
Biletat

Shitësit joligjor të biletave për Super Kupën e Evropës, të cilët u arrestuan pak ditë më parë do të paguajnë 500 euro dënim. Ndërsa të arrestuarit tjerë që nuk janë shtetas të Maqedonisë do t’u ndalohet hyrja në Maqedoni në kohëzgjatje prej një viti.

Këtë e kumtoi Prokuroria, e cila thekson se prokurorët kompetent kanë arritur marrëveshje me të arrestuarit dhe janë pajtuar që ta paguajnë dënimin.

“Njëri nga të dyshuarit është shtetas i Republikës së Serbisë, dy janë shtetas të Britanisë së Madhe, ndërkaq dy persona kanë shtetësi të dyfishtë të Maqedonisë dhe SHBA-së. Me të gjithë këta, prokurorët kompetent janë marrë vesh që të paguajnë dënim me para prej 500 eurove, ndërkaq për personat që nuk janë shtetas të Maqedonisë është e paraparë edhe largim prej Maqedonisë në kohëzgjatje prej një viti”, thonë nga Prokuroria.

Ndeshja e Super Kupës së Evropës e cila u luajt në Shkup, kryesisht kaloi në atmosferë të mirë dhe përveç disa arrestimeve që u bënë nga MPB nuk janë regjistrua raste ose incidente tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat